VIDEO/ Rrethohet “Kodra e Diellit”, dyshohet për një laborator kokaine në zonë! Operacionalja dhe SPAK “mësyjnë” edhe në Qerek! Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës
Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle në disa zona në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije për REPLIKË , se policia po zhvillon një aksion antidrogë. Mësohet se “shënjestra” është një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.
Ndërkohë një laborator droge është zbuluar edhe në Qerek. Operacioni po zhvillohet nga Operacionalja e Policisë së Shtetit ndërsa në krye mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet spanjolle. Disa të arrestuar deri më tani.
Nga ky aksion i disa agjencive ligjzbatuese në vend janë arrestuar disa persona. Ajo që dihet deri më tani është se një nga zonat ku ka kontrolle është Kodra e Diellit.
View this post on Instagram