Protesta famëkeqe e 21 Janarit që pasoi me 4 protestues të vdekur në Bulevardin qendror të Tiranës është rikthyer sërish në një debat.
Ka qenë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandatin e Gardës, Ndrea Prendi.
Sipas Manjës të lartpermendurit akuzohen për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre” për 21 janarin.
Manja theksoi se kallëzimi nuk është dorëzuar më përpara pasi PS nuk kishte besim te drejtësia e kaluar.
Kujtojmë se socialistët drejtojnë vendin qe prej shtatorit 2013.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ