Rreth një vit në arrati/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, ishte në kërkim për organizimin e kultivimit të kanabisit në Nikël
Altin Morina, ish-efektiv i forcave speciale RENEA, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim më 17 maj 2024, si pjesë e operacionit të koduar “Revanshi”, një aksion i gjerë kundër elementëve të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Arrestimi i Morinës shënon një tjetër zhvillim të rëndësishëm në vijim të këtij operacioni, i cili po koordinohet nga strukturat qendrore të Policisë së Shtetit dhe Prokuroria. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rolit të tij dhe lidhjet me personat e tjerë të përfshirë.