EMRAT/ Rrëmbyen me forcë një 19-vjeçar dhe e mbajtën peng në një garazh për t’i marrë para, dy në pranga në Mirditë

Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”.

Operacioni, rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, për kallëzimin e një 19-vjeçari.

Morën me forcë, në automjet, një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati, për t’i vjedhur paratë, arrestohen 2 shtetas.

 

 

 

Sekuestrohen shuma 220 000 lekë që të arrestuarit synonin t’i vidhnin 19-vjeçarit, automjeti i përdorur nga ata dhe 2 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 19 vjeç, se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 shtetas të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit.