Rrëmbyen, mbytën me litar dhe hodhën në liqen Renis Dobrën, REPLIKË siguron fotot e autorëve të krimit makabër. Kush janë tropojanët e përfshirë në vrasjen që tronditi Matin

Dy persona janë arrestuar nga policia në lidhje me vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 9 korrikut pranë liqenit të Shkopetit, pasi ishte rrëmbyer dhe vrarë një ditë më parë në fshatin Madhesh të Ulzës.

Të arrestuarit janë:

Petrit Çakrri, kapur në Lekbibaj të Tropojës

Fatjon Bushgjoka, arrestuar në Tiranë

Të dy ndodhen në Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të dy të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë krim të rëndë.

Konsumues të kokainës

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit dhe personat në kërkim janë konsumues të rregullt të kokainës, çka mund të ketë ndikuar në agresivitetin dhe mënyrën e dhunshme të kryerjes së krimit.

Si ndodhi ngjarja?

Renis Dobra ndodhej rrugës për në shtëpi dhe ishte vetëm 5 minuta larg banesës kur u rrëmbye nga autorët. Ai u dhunua barbarisht, më pas u mbyt me litar, dhe trupi i tij bashkë me makinën u hodhën në liqenin e Shkopetit.

Dyshohet se gjatë rrokullisjes së makinës, trupi i të riut ka dalë nga mjeti. Ai u gjet mëngjesin e 9 korrikut nga familjarët, të cilët kishin nisur kërkimet pas zhdukjes së tij.

Arrestimet janë rezultat i punës së mirë dhe të shpejtë të grupit hetimor, që po vijon ende punën për kapjen e personave të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)