Rrëmbyen dhe dhunuan një 48-vjeçar në Durrës, identifikohen 4 autorët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 48-vjeçar është rrëmbyer me forcë dhe është dhunuar nga katër persona.

Policia ka identifikuar tashmë autorët e dyshuar dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi D. S., 48 vjeç, ka kallëzuar se është marrë me forcë në një automjet dhe është dhunuar fizikisht nga katër persona. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve.

Si rezultat, janë identifikuar katër të rinj si të përfshirë në këtë akt të rëndë:

-Anderson Kodra, 27 vjeç

-Klerjan Kodra, 31 vjeç

-Jaho Kodra, 35 vjeç

-Samuel Puja, 27 vjeç

Të katërt janë banues në Durrës dhe aktualisht janë shpallur në kërkim, ndërsa Policia po punon intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkohë, automjeti që u përdor për rrëmbimin është gjetur dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.