Rrëmbyen dhe dhunuan një 39-vjeçar, arrestohen tre persona në Shkup
Tre persona janë arrestuar në Shkup pasi akuzohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar fizikisht një person. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në datë 3 qershor ku tre të arrestuarit kanë rrëmbyer një 39-vjeçar e kanë mbajtur peng nga ora 17:30 deri në 21-00 dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Tre autorët e dyshuar të rastit janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë i dhunuari raportohet se është dërguar për mjekim dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar mjekësore.
Njoftimi i policisë, Shkup:
Më 03.06.2024, në periudhën nga ora 17:30 deri në ora 21:00, nga ana e punonjësve të njësisë për krime të dhunshme në SPB Shkup, u privuan nga liria G.T (39) dhe D.S nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga K.B. ku e kanë mbajtur kundër vullnetit të tij dhe e kanë sulmuar fizikisht.