Rrëmbimi i trenit në Pakistan/ Masakrohen dhjetëra civilë, 27 militantë vriten në përleshje të ashpra! Sulmuesit të veshur me jelekë me eksplozivë

Një sulm i tmerrshëm ka ndodhur në provincën e Balochistan në Pakistan, ku militantët separatistë kanë rrëmbyer një tren pasagjerësh, duke lënë rreth 300 pengje të bllokuar në bord. Forcat pakistaneze të sigurisë janë përfshirë në një përleshje vdekjeprurëse me sulmuesit, të cilët ishin të veshur me jelekë me eksplozivë.

Gjatë sulmit, dhjetëra civilë u masakruan, ndërsa ushtria ndërhyri me qëllim liçimin e pengjeve. Zyrtarët kanë konfirmuar se deri tani janë vrarë 27 militantë, ndërsa forcat elitare të sigurisë po vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e të mbijetuarve. Të paktën 150 nga 450 pasagjerët janë shpëtuar, përfshirë gra dhe fëmijë, por pengjet e mbetura janë ende në rrezik të madh pasi sulmuesit janë të armatosur dhe mund të kenë jelekë vetëvrasës.

Sulmi u mor në përgjegjësi nga Ushtria Çlirimtare Baloch (BLA), e cila kërkoi negociata për lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga qeveria pakistaneze dhe tensionet vazhdojnë të rriten.

Treni, Jafar Express, udhëtonte nga Quetta në Peshawar kur u sulmua, duke lënë trenin të bllokuar në një tunel dhe nën zjarr. Pas sulmit, militantët thuhet se hodhën në erë hekurudhën dhe hapën zjarr ndaj personelit të sigurisë në bord.