Rrëmbimi i tre policëve, Rama: Presim fjalën e KFOR-it që po heton


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve, duke theksuar se priet reagimin e fundit të KFOR-it që po heton rastin.

Ai iu përgjigj kritikëve të cilët thanë se Tirana zyrtare nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Kosovë.

Kreu i qeverisë riktheksoi se i qëndron de-eskalimit të menjëhershëm të tensionit në veri të Kosovës., duke rikujtuar se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka të njëjtën linjë me të e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës.

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!