Rrëmbimi i tre anëtarëve të FSK-së, Kurti mbledh nesër Këshillin e Sigurisë


Kosova mbledh nesër në orën 07:00 Këshillin e Sigurisë, pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Sakaq, Policia e Kosovës tha sot se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë.

Policia e Kosovës tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë informuar dhe po trajtojnë rastin.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se “rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.