Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO kalon për gjykim në mungesë dosjen ndaj Altin Hajrit

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Altin Hajrit, i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Dosja për Hajrin do të gjykohet në mungesë, pasi kreu i Bandës së Shijakut nuk është mundur që të vihet në pranga.

Ndërkohë, hetimet për autorët përgjegjës për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës janë ndarë në dy pjesë. Më herët, gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin (kopshtar) më burgim të përjetshëm, ndërkohë ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazave të fundit.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, pasi dyshohet se vëllai i tij kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Angli, grupit të Dritan Rexhepit.

Për shkak të dhunës së ushtruar në automjëtim tip “Range Rover” ai humbi jetën rrugës drejt një resorti në Shijak, ku është edhe vendi i fundit që ai është parë. Ndërkohë, trupi i tij ende nuk është gjetur ende, edhe pse tashmë kanë kaluar 4 vite nga ngjarja e rëndë.

 

Jak (Jani) Prenga, historia Angli-Durrës

 

Jani Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës në Janar të vitit 2020, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar gati 4 vite nga ky krim, trupi nuk është gjetur ende. Ndërkohë SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka akuzuar zyrtarisht Dritan (Gramoz) Rexhepin si porositës së rrëmbimit të 47-vjeçarit nga Kamza.

Përmes pamjeve filmike është provuar se Jan Prenga u vra në makinë, ndërkohë që trupi i tij u dërgua në resortin Golden në Shijak, në pronësi të vëllezërve Hajri. Gramoz (Dritan) Rexhepi, së bashku me Gentjan Funiqin, Martin Bletën dhe Korado Keshtejën, u akuzuan për rrëmbim apo mbajtje peng të personit.

Gramos (Dritan) Rexhepi kishte pasur konflikt me një nga vëllezërit e Jan Prengës për humbjen e një sasie kokaine në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për rreth 260 kilogramë kokainë, për zhdukjen e të cilës bosi i kartelit “Bello” kishte vënë gishtin te Astrit Prenga. Rexhepi kishte kërkuar që sasia e drogës t’i kthehej mbrapsht, dhe për këtë kishte nisur negociatat me vëllain tjetër të familjes Ndrekë Prenga. Ky i fundit kishte arritur që të kthente një sasi prej 106 kilogramë drogë dhe 700 mijë euro disa shtetasve polakë që vepronin për llogari të Rexhepit.

Megjithëse i kishte dhënë fjalën Ndrekë Prengës, Rexhepi nuk iu kishte treguar atyre të vërtetën se i vëllai i tyre Jani kishte vdekur që në momentin e parë të rrëmbimit, pas dhunimit në makinë. Kur mësuan vdekjen e vëllait, Astrit dhe Ndrekë Prenga i kërkuan llogari Rexhepit, se pse marrëveshja që ata kishin bërë për lirimin kishte dështuar.

Rexhepi iu ka thënë vëllezërve të Jan Prengës, se autorët e rrëmbimit e kishin prerë në besë. Sipas përgjimeve, Rexhepi i ka thënë Ndrek Prengës emrat e pengmarrësve të të vellait, meqë nuk mundi ta mbante fjalen e dhënë per lirimin e tij.

Bëhet fjalë për fisin Hajri që vepron në zonën e Shijakut, si dhe Gentian Doçin, i cili u arrestua në Spanjë.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *