Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të paraqitet në seancë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë, kërkon të përfaqësohet nga avokatja e tij.

Dritan Rexhepi nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për të dëshmuar mbi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës. Sipas avokates së tij, ai duhet të shoqërohej ditën e premte nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit 313.

Gjithashtu, kërkon nga gjykata që të caktohen seancat ditën tjetër me përjashtim të ditës së hënë dhe të premte. SPAK paraqet provat shkresore, gjithsej 13 faqe.

Kqyrja e vendit të ngjarjes vërteton se viktima është shtetasi Jan Prenga. Njollat e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me ADN-në e nënës së tij, ku rezultojnë të përputhshme.

Gjatë hetimeve kemi paraqitur prova të pamjeve filmike, të cilat janë marrë nga disa biznese. Përmes pamjeve filmike është bërë e mundur ndjekja e itinerarit.

Përmes këtyre pamjeve provohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim disa ditë para ngjarjes në mënyrë që të bëhej rrëmbimi.

Automjeti Land Rover i autorëve të dyshuar, ka ndjekur automjetin e viktimës, konkretisht në datat 15, 16 dhe 17 janar.

Rexhepi u ekstradua nga Turqia nën masa të rrepta sigurie. Nga Rinasi ai u dërgua nën shoqërimin e forcave RENEA pranë burgut 313 në Tiranë.

I shumëkërkuari u arrestua në 10 Nëntor të vitit 2023 në një kompleks vilash në periferi të Stambollit. Ai është dënuar me 25 vite burg pasi ai u shpall fajtor për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998.

Rexhepi është arratisur nga burgjet e tre shteteve ndërsa kërkohej nga Belgjika, Holanda, Italia dhe së fundmi edhe Ekuadori. Dritan Rexhepi cilësohet nga autoritetet e drejtësisë së këtyre vendeve si eskobari i ri i drogës. Ai është një nga trafikantët më të mëdhenj të kokainës nga Ekuadori në disa shtete të Evropës.

I shumëkërkuari u arrestua në Guajakil por mundi t’i shpëtonte burgut, duke u vendosur nën survejim me anë të një byzlylyku elektronik. Organizata e tij vazhdoi të përhapte tentakulat duke krijuar grupe të trafikut në Greqi, Rumani, Hungari, Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani, Dubai dhe Shqipëri.