Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari i resortit në Shijak, Festim Bexhdili: Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur
Gjatë seancës për të pandehurit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ka dëshmuar Festim Bexhdili. Në sallë përballë gjykatës, Bexhdili ka deklaruar:
“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe iu dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks”, ka zbuluar Bexhdili.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, i cili akuzohet për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, në janar të vitit 2020. Në këtë proces po gjykohen Dritan Rexhepi, Aldo Majnishta, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan Doçaj dhe Geraldo Martini
SPAK pretendoi se Bexhdili e di se ku është fshehur trupi i pajetë i Jan Prengës, por nuk e tregon.
Çfarë dihet për rrëmbimin e Jani Prengës?
Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedent penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jani Prenga, me banim në Kamëz.
Kjo, pasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës vodhi një sasi kokaine në Portin Portsmouth të Anglisë, që u përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.
Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.
Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.
Kush është Dritan Rexhepi, Gentian Doçi dhe Altin Hajri?
Dritan Rexhepi listohet në një nga emrat më të kërkuar nga INTERPOL edhe pse ai vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador mbi të cilin rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga Belgjika. Vlonjati kërkohet edhe në Shqipëri për një sërë ngjarjesh kriminale që nga droga e deri tek rrëmbimi.
Ai rezulton i dënuar me 13 vite burgim për trafik të 278 kg kokainë dhe grup i strukturuar kriminal. Sapo të përfundojë dënimin në Ekuador, Rexhepit, do ekstradohet në Shqipëri, ku është dënuar me 25 vite burgim, për vrasje e dy policëve në Fushë-Krujë.
Gentian Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, atë të “Dukagjinasve”. Altin Hajri është pronari i resortit “Golden” ku u mor peng Jak Prenga.