Rrëmbim, dhunë dhe drogë në Itali! Si e ndëshkuan dy shqiptarë 17-vjeçarin që sfidoi trafikantët

Dy shtetas shqiptarë, 34 dhe 22 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët italianë në Rho, në periferi të Milanos, të akuzuar për rrëmbimin dhe plagosjen e një 17-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur më 1 prill të vitit të kaluar dhe është zbardhur pas hetimeve të Prokurorisë së Milanos.

Sipas hetimeve, dy të dyshuarit kishin ndaluar adoleshentin në një rrugë dytësore, e kishin goditur me shkop bejsbolli dhe e kishin kërcënuar me armë zjarri. Ata e akuzonin atë se kishte dëmtuar makinën e tyre dhe kishte vjedhur kokainë nga brenda saj.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e njërit prej autorëve, policia gjeti 250 gramë kokainë dhe 5000 euro para të gatshme. Të dy shqiptarët, të cilët kanë precedentë penalë për trafik droge, janë dërguar në burgun e San Vittore në Milano, në pritje të gjykimit.