Erjon Alibej, vëllai i Endrit Alibejt, vrarë në vitin 2019 në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit, në dëshminë e dhënë para SPAK ka rrëfyer me detaje gjithë vijimësinë e ngjarjeve, para, gjatë dhe pas vrasjes së të vëllait, xhaxhait dhe mikut të tyre turk.
Një pikë kulminante në rrëfimin e tij, është takimi me Franc Çopjan, ku ky i fundit tenton ta bindë se familjarët ja ka vrarë Suel Çela dhe Kamber Mehja.
“Atë dite që ndodhi ngjarja kanë qenë edhe Franc Copja, Hajdar Copja, Mikael Qosja (Keli),
ky Elvis Copja (Viçe) që ka qenë në momentin kur unë u perballa me Kelin, ishte në makinë me Kelin, ne makinën X6, që shpjegova mësiper, kanë genë çunat e Dine Camit (Abedin Mamës), te cilët-Mikael-Dosja-i-ka-djem-tezeje-Ne të njejtën-dite edhe ky grup thonin Ua ka bere Suel
Çela, ju ka vra Suel Cela, ju ka vra Kamber Mehja, por shiko se Sueli nuk ka njeri tjeter. ‘ Të njejten linje sikurse grupi i Capjave ge thonin… ‘ ju ka vra Suel Cela, anji tjetër nuk e bënte
këtë tragjedi perveç atyre, se ska arsye se pse…”
Pak kohë më pas, Erjon Alibej bisedon me Suel Çelën, e madje më vonë edhe e ka takuar, për t’u ballafaquar. Çela i zotohet Alibejt se nuk ka qenë ai që ka porositur vrasjen dhe i premton se do ta zbulojë kush e ka bërë
“ Gjate asaj periudhe une komunikova me Suelin, nerpermjet telefoni te kriptuar (për te cilat do jap shpjegime me tutje), që ma sjell një njeriu i tij. Fjalet e Suelit kanë qenë kto… ‘unë nuk tê kam hak e hile. Bahu i forte dhe ki durim se çdo gja ka per te dale. Nuk e di se sa mund të zgjase por di që ka per te dale. Une po mundohem që edhe unë te zbuloj. Mke ne mbështetje, mke në krah. Vetëm bëj durim, nuk jam unë, nuk eshte Xhoni, nuk ishte askush në këto llafe që po flasin nga ana ime. Ne qoftese ty te del nje fjalë, vetëm një fjalë që e verteton me fakt gjë është Xhoni, unë do ta sjell me duart e mia, pranë teje dhe masakroje, por te jesh i qarte qe, ne qofte se tè del Xhoni, Xhoni nuk bën asnji gja pa mu’, kto kanë qenë falët e Suelit. I them une. fjalët e mia kanë qenë vetëm që … ‘kush mund te jete tjetër?’ i them. ‘Po pse, tha, ti dyshon te une prap?’. I thashë ‘Po kush mund të jetë tjetër?’. ‘Kête nuk e di tha, por ki durim se do të dale’, dhe i kam dhanë telefonin atij djalit ge me erdhi dhe i kam thanë merre se nuk kam ça flas më me te. Per nje periudhe te gjatë jam interesar vetë personalisht, me lidhjet e mija shoqërore por edhe me shoqerine e Endritit, si dhe familjaret e mi, per te gjetur informacione per personat e atentatit ndaj Endritit dhe familjarëve të mi. Ishte një kohe që flitej se atentatin e kanë berë vëllezërit Copja, Hajdar Copja, Franc Copja. Ne këtë kohe kam vajtur në Hollandë dhe kam takuar Suel Celën, periudha nuk me kujtohet saktesisht. Për këtë takim më ka ndihmuar një shok i Endritit. Ne Hollande unë kam gëndruar ne Rotterdam, kurse Sueli ishte në Den Haag (Hagë). E takoj Suel Celën ne shpinë e tij në Hagë. U ulem ne tavoline, filloi te diskutoje dhe me thotë që ta kanë bërë Franc Copja, me Talon. Franci me Talon, me Kelin’, kaq me permend. Mè perpara ngjarjes une Talo Celën nuk e kisha degju ne jetën time. Ta them dhe Endriti ska pas degju kurre per Talo Celen”
Erjon Alibej në këtë rrëfim-dëshmi është shprehur se në fund e gjeti dhe u bind se kush ja ka vrarl vëllain. Ndërsa ka thënë para hetuesve që jeta e familjarëve të tij jashtë, është në rrezik.