Rrajat i rrahën me shkopa gome, flet Jashar Maja: I afërmi im është në gjendje shumë të keqe në spital

Vëllai i Jashar Majës, i plagosur në sherrin në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona e goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte, ka folur për ABC Neës. Murat Maja ka treguar pamjet e shtëpisë së rrënuar dhe ka zbuluar se vëllai i tij aktualisht ëshët në gjendje të rëndë shendetësore.

“Unë jam Murati, vëllai i Jasharit. Shikoni si është bërë muri, nuk është shtëpia 100-vjeccare. Urdhëro, shikoje! Nuk ia kam borxh kërkujt, nuk ia kam borxh askujt nga atyre që më kanë rrahur vëllain se ka marrë pjesë në protestë. Nuk ia kam borxh se më shembin shtëpinë dhe ne marrim pjesë në protestë. Jashari tani ndodhet në shtëpi në gjendje të rëndë, çuni i xhaxhait ka shkuar në spital prap se nuk mund të qendrojë. Unë kam qene në shtëpi dhe më ka marrë vëllai dhe më ka thënë që na kanë rrahur rëndë. Kanë nxjerr edhe një video, duke i rrahur rëndë dhe Xhelali është në dorë”, tha ai.

Jashar dhe Bilbil Maja janë dy të plagosurit nga sherri që ndodhi të enjten pasdite në në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona i goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte, fortë për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Jashar Maja ka folur për ABC News, duke zbuluar detajet nga ky moment i rëndë, teksa ndër të tjera ka treguar edhe se si është gjendja shëndetësore e djalit të xhaxhait të tij, Bilbil Majës.

“Gjendja është shumë keq. Ka dal nga spitali ushtarak dhe e kemi çuar në një spital më të specializuar privat. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, nëse nuk vepron, nuk ia fal Xhelal Rrajës. Kam vetëm tre vjet që kam hyrë në shtëpi dhe instalimet i kam akoma pa vënë”, u shpreh Jashari. Ai ka thënë se ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë, i shtruar në spital, ndërkohë po pret që drejtësia të vendoset në vend. Kujtojmë që Bilbil dhe Jashar Maja ishin ankuar për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.