Roza Lati pjesë e BB VIP 3? A do ta lejojë mami Rita vajzën simpatike të thojë PO…
Roza Lati është shkëputur këtë periudhë nga televizioni, pasi thuhet se moderatorja do të jetë pjesë e kastit të Big Brother Vip Albania, që pritet të nisë në dhjetor ose janar (nuk është vendosur ende një datë fikse).
Moderatorja simpatike sigurisht do të ishte një vlerë e shtuar e këtij kompeticioni, jo vetëm për bukurinë fizike, por edhe për zgjuarsinë e saj.
E megjithatë, kemi harruar një detaj shumë të rëndësishëm miq! Mamanë e Roza Latit, aktoren e nderuar Rita Lati. Ju kujtohet që sa herë është pyetur për Big Brother, ajo është shprehur se nuk do të pranonte kurrë që vajza e saj të bëhej pjesë e një Reality Show të tillë.
Duket se nëse do të jetë apo jo pjesë e Big Brother VIP 3 Roza Lati, mbetet në dorë të mamasë së saj…
Apo kjo e fundit si vajzë e rritur, do ta marrë vetë vendimin për të qenë pjesë, duke shkelur kështu zotimin e mami Ritës.
Na duhet vetëm të presim…