Ronaldo ‘mërzitet’ nga jeta në Arabinë Saudite, i ofrohet kartoni gjigantit Europian por me një kusht
Aventura e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite po shkon drejt fundit.
Ylli portugez nuk është i kënaqur me përvojën e tij te Al Nassr dhe mund të largohet nga klubi vetëm pesë muaj pas mbërritjes së tij. Edhe pse ka kontratë për dy sezonet e ardhshme, në adresën e 38-vjeçarit pritet të depozitohet një ofertë tepër interesante.
Sipas një gazete gjermane, biznesmeni Marcus Schon ka dërguar një email drejtorit ekzekutiv të Bayern Munich, Oliver Kahn për t’i ofruar financimin e nënshkrimit të portugezit.
“Është e mundur që ne të angazhohemi për tarifën e transferimit ose të paguajmë pagën” thuhet ndër të tjera në emailin e dërguar prej biznesmenit, që në këmbim ka kërkuar një përqindje të të ardhurave nga shitja e bluzave.
Skuadra bavareze e cila edhe më parë ka kërkuar nënshkrimin me Ronaldon ka problem pagën e futbollistit, që paguhet më shumë se 200 milionë euro në sezon. Bayern nuk do të ishte i gatshëm për të paguar për një kontratë të ngjashme, me lojtarin që është i vetëdijshëm që rikthimi në Europë do të sillte fryte të mëdha në aspektin sportiv.
Në Premier League mbetet opsion Neëcastle, teksa interes për të duket se ka edhe nga Chelsea. Ideja për një rikthim te Manchester United konsiderohet si i pamundur, duke parë që “djajtë e kuq” ende vazhdojnë të trajnohen nga Erik ten Hag.