Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë lidhur sërish bashkë? Një detaj i ri ndez thashethemet për ribashkim
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që për një kohë të gjatë ishin në qendër të vëmendjes për marrëdhënien dhe ndarjen e tyre, duket se janë pranë një ribashkimi.
Pas përfundimit të spektaklit, lidhja e tyre vazhdoi për pak kohë, por më pas dyshja vendosi të ndaheshin, duke lënë fansat e tyre të habitur. Asnjëri prej tyre nuk zbuloi arsyet e ndarjes, ndërsa hoqën ndjekjen dhe fshinë çdo foto të përbashkët nga rrjetet sociale.
Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë se ata mund të kenë vendosur t’i japin një tjetër mundësi lidhjes së tyre. Romeo dhe Heidi kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që ka nxitur spekulime për një pajtim mes tyre.
Deri më tani, as Romeo dhe as Heidi nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë publike mbi këtë ndryshim, por fansat e çiftit janë duke pritur me kuriozitet për të mësuar nëse kjo lëvizje sinjalizon rikthimin e romancës së tyre.