Romancë e re në Big Brother VIP 4? Egli dhe Gjesti nisin ditën me puthje dhe përqafime

Në shtëpinë e Big Brother VIP 4, përveç debateve dhe dinamikave të zakonshme, duket se po lind edhe një romancë e re. Banorët Egli dhe Gjesti kanë tërhequr vëmendjen e publikut me afrimin e tyre të dukshëm gjatë ditëve të fundit.

Mëngjesin e së enjtes, çifti i ri i përfolur e nisi ditën me puthje dhe përqafime, duke shtuar dyshimet se mes tyre po zhvillohet diçka më shumë se një miqësi. Gjesti u afrua për ta zgjuar Eglin në shtrat, dhe të dy shkëmbyen fjalë të ëmbla.

“Fjete mirë sot?” – e pyeti Egli Gjestin, ndërsa më pas të dy u çuan për të nisur ditën e tyre bashkë me banorët e tjerë.