‘Rolandi ishte punëtor, kishte vinçin e tij, Elidoni e ndihmonte!’ Fqinjët tregojnë për babë e bir vdiqën nga shpërthimi në Lushnje!

Në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës familja Familja Hoxha ka hapur dyert e mortit. Do i jepet lamtumira Roland, 51 vjeç dhe Elidion Hoxhës, 23 vjeç, babë e bir që humbën jetën dje nga shpërthimi.

Fqinjët e viktimave  thonë se Roland Hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh.

“ Ronald Hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh E njohim për njeri punëtor dhe burrë të mirë. I biri, Elidioni e ndihmonte.”