Roksana Janullatos në lamtumirën e xhaxhait të saj, Kryepeshkopit Anastas: Le të ndjekim shembullin e tij të dashurisë dhe sakrificës

Roksana Janullatos, mbesa e Kryepeshkopit Anastas, ka mbajtur një fjalim emocionues gjatë ceremonisë mortore të tij në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Ajo theksoi se Kryepeshkopi Anastas e deshi shumë popullin shqiptar, me të cilin jetoi për më shumë se 30 vjet dhe që u bë atdheu i tij i dytë.

Në fjalën e saj, Roksana Janullatos përshkroi jetën e xhaxhait të saj si një jetë të përkushtuar për dashurinë, drejtësinë, vërtetësinë, dhe përpjekjen e pafund për të ndihmuar njerëzit. Ajo falenderoi shqiptarët për dashurinë dhe mbështetjen që i dhanë gjatë këtyre viteve.

Ajo bëri thirrje që të gjithë të ndjekin shembullin e tij, duke theksuar se dashuria e Kryepeshkopit Anastas ishte një forcë e unifikimit pa dallim race, kombi, shteti, apo feje. “Le të sjellim gjithmonë ndërmend se dashuria nuk bën dallime,” tha Roksana, duke nënvizuar se për Kryepeshkopin Anastas, dashuria për Perëndinë dhe për njerëzit ishte udhërrëfyesi i tij në jetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)