Roja 64-vjeçar gjendet pa shenja jete në Portin e Sarandës

 Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Portin e Sarandës, ku është gjetur pa shenja jete roja i portit, shtetasi I.R., 64 vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë së Sarandës, nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja e 64-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale. Autoritetet po vijojnë hetimet dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.