“Rithemelimi” paralajmëron protestë para Kuvendit të hënën, Noka mbledh nesër…

Demokratët po planifikojnë protestën e radhës, para Parlamentit.

Në vijim të atij që e quajnë aksion opozitar, grupi i “Rithemelimit” njofton për protestë në 5 shkurt, në orën 16:30, pak para nisjes së seancës plenare.

Ndërkohë, të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit.

Prej javësh, asnjë mbledhje e Kuvendit nuk është zhvilluar në kushte normale, pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në Kuvend me tymues, zhurmues dhe pankarta. Ata thonë se aksioni do të vijojë deri sa opozitë të plotësojë kërkesat e tyre, përfshirë komisionet hetimore.