Ritëm i çmendur, Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm në këtë vit kalendarik
Viti 2023 po rezulton tepër frytdhënës për Cristiano Ronaldon.
Portugezi ka qënë tepër efikas për si me skuadrën e Al Nassr ashtu edhe me kombëtaren luzitane. Me dopietën ndaj Luksenburgut , Ronaldo jo vetëm përmirësoi shifrat përballë kombëtares modeste, por edhe numrin e golave në këtë vit kalendarik.
Sulmuesi ka shënuar deri më tani 13 gola në 12 ndeshje, praktikisht më shumë se një gol çdo 90 minuta. Ai e sheh veten përkrah sulmuesve më në formë të futbollit evropian këtë vit si Rashford, Haaland e Osimhen.
38-vjeçari arriti në kuotën e 122 golave me Kombëtaren në 198 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 11 kundër Luksemburgut.Ronaldo synon ta arrijë numrin jubilar prej 200 ndeshjesh me Portugalinë, me të cilën është shpallur kampion Europe në 2016, duke siguruar pjesëmarrjen edhe në Euro2024.