Riorganizimi për zgjedhjet 2025, ja kush pritet të jetë drejtues politik i PS në Dibër
Blendi Klosi do të jetë drejtuesi i ri politik i qarkut të Dibrës në radhët e Partisë Socialiste.
Caktimi i tij në Dibër vjen pas vakancës së krijuar në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, pas kalimit të Blendi Gonxhes në Tiranë.
Klosi, një figurë e rëndësishme brenda të majtëve, do të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e fushatës në këtë qark, ndërkohë që Gonxhja do të fokusohet në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Ky ndryshim vjen ndërsa Partia Socialiste po riorganizohet në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Më herët Klosi ka drejtuar fushatën e socialistëve në qarkun e Vlorës. Gjithashtu ai mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në selinë rozë.