“Rinia kundër censurës”, PD jep detaje për protestën ndaj Tik-Tok

Partia demokratike ka konfirmuar orarin e protestës së lajmëruar më 15 mars.

Sipas PD, protesta kundër mbylljes së Tik Tok në vendin tonë do të mbahet në orën 19:00 para kryeministrisë.

Tubimi do të nisë para godinës qeveritare. Thirrje për protestë u bënë nga kreu i PD-së, Sali Berisha pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur platformën në Shqipëri për 1 vit.