Rikthimi i Egli Takos në BBVA pritet negativisht! Ja çfarë i ndodh brenda 12 orëve

Egli Tako u rikthye mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pas një votimi publik që i dha një shans të dytë për të luftuar për çmimin e madh. Megjithatë, duket se ky rikthim nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Brenda vetëm 12 orësh nga hyrja e saj, këngëtarja ka humbur rreth 10,000 ndjekës në Instagram, duke rënë nga 353,000 në 343,000.

Në shtëpi, Egli ka mbajtur një distancë me Gjestin, duke ngritur pikëpyetje për dinamikën e saj në lojë. Mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i saj do të vazhdojë i tillë dhe si do të ndikojë kjo në rrugëtimin e saj brenda BBVA.