Rikthehet Viktor Tushaj, garon si kandidat i Lezhës në zgjedhjet e 11 majit! Një thirrje për Diasporën!

“Zëri juaj ka fuqi, edhe kur jeni larg!”

Me këto fjalë, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj i është drejtuar shtetasve shqiptarë të cilët do kenë mundësi që për herë të parë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare përmes postës.

Ai i ka bërë thirrje që të votojnë për numrin 1, “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

STATUSI I PLOTË: 

Zëri juaj ka fuqi, edhe kur jeni larg! Për herë të parë, bashkatdhetarët tanë mund të votojnë me postë, për ndryshimin që Shqipëria ka aq shumë nevojë.

Të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës që jetoni jashtë Shqipërisë, më 11 Maj, votoni nr. 1. Votoni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Por kush është Viktor Tushaj?

Ka fituar dy mandate si Kryetar Bashkisë Lezhë përgjatë viteve 2007-2011 dhe 2011-2015. Që nga Shtatori 2016- Maj 2017 ishte drejtuesi ekzekutiv i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë. Që nga viti 2017 -2019 ishte, deputet i Kuvendit të Shqiperisë.