Rikthehet ora verore, të dielën lëvizin akrepat një orë përpara

Me ardhjen e pranverës vjen edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin me 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës.

Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat do të kapërcejnë në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës. Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.