Rikthehet normaliteti në Kapshticë, sot të gjitha pikat kufitare me Greqinë të hapura

Duke nisur nga sot të gjitha pikat kufitare me Greqinë do të rinisin punën, pasi qëndruan për dy ditë të mbyllura për shkak të grevës së sindikatës së Doganave.

Duke iu referuar burimeve për gazetaren Lorena Kodra, bëhet e ditur se situata në pikën kufitare të Kapshticës i është rikthyer normalitetit për të siguruar qarkullimin e të gjitha automjeteve, autobusëve apo kamionëve.
Pritet në orët në vijim një fluks i shtuar i lëvizjeve nga të dyja krahët.