Rikthehet në SPAK deputetja e PS, Klotilda Bushka nën hetim për pengim të drejtësisë
Deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është rikthyer në vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Emri i saj është përmendur në deklaratën e SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke ngritur dyshime për përfshirjen e saj në një çështje të ndjeshme ligjore.
Sipas hetimeve, Bushka dyshohet se ka pasur veprime aktive në një fushatë për frikësimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit gjatë muajve dhjetor 2023 dhe janar 2024.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ajo ka përdorur pozitën e saj për të ndikuar në rrjedhën e drejtësisë dhe për të mbrojtur interesat e individëve të përfshirë në çështjen kundër kryebashkiakut Veliaj.
Ndërkohë, pritet që SPAK të japë detaje të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe rolin e mundshëm të Bushkës në këtë çështje të rëndësishme.
View this post on Instagram