Rikthehet i nxehti afrikan! Deri në 40°C temperaturat maksimale në vend
E shtuna e 19 korrikut 2025 sjell mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin shqiptar, duke ofruar kushte ideale për ata që kanë zgjedhur fundjavën për pushime dhe plazh. Sipas parashikimeve, moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, me kohëzgjatje të lartë të orëve me diell dhe pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm, si rezultat i riaktivizimit të masave të nxehta afrikane. Vlerat minimale do të zbresin deri në 10°C në zonat malore si Puka, ndërsa maksimalet do të shkojnë deri në 40°C në zonën Elbasan–Berat, ku pritet të jenë edhe kushtet më të vështira për shkak të nxehtësisë së lartë.
Në zonat e tjera të vendit, temperaturat pritet të luhaten si më poshtë:
-Tiranë: 38°C
-Fier: 37°C
-Shkodër: 36°C
-Vlorë: 35°C
-Korçë: 32°C
Orët e vona të mbrëmjes mund të sjellin kalimisht disa vranësira të lehta vetëm në zonat verilindore dhe juglindore, por pa ndikim të ndjeshëm në motin përgjithshëm.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim veriperëndimor-jugperëndimor dhe shpejtësi deri në 38 km/h në disa zona të bregdetit dhe lugina. Si pasojë, dallgëzimi në det do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka krijon kushte shumë të mira për aktivitetet detare.