Rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjës, Rama:Të rinjtë akses në 83 mijë libra

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjës. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se tashmë të rinjtë kanë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre.

“MIRËMËNGJES dhe me transformimin e bibliotekës së Lushnjës, ku të rinjtë kanë tashmë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre, dhe për të kaluar kohë cilësore në mjedise moderne e dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryebashkiakja Sefa tha se, “falë kësaj ndërhyrje do të kemi një bibliotekë me pamje moderne, pasi duam të afrojmë sa më shumë të rinj”.

Rikonstruksioni i bibliotekës, e konceptuar edhe si hapësirë multifunkisonale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme, u mundësua me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), në kuadër të projektit “Të rinjtë për të rinjtë”.

Pjesë e bibliotekës do të jetë edhe një kënd i teknologjisë së informacionit ku të rinjtë mund të  lexojnë edhe libra online.