Rihapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH, Këshilli Drejtues rrëzon procedurat e 6 janarit

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka vendosur të rrëzojë procedurën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, të hapur më 6 janar, dhe të rihapë garën nga e para. Kjo vjen pas kërkesës së Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe pezullimit të procesit më 30 janar.

Të interesuarit do të kenë mundësinë të paraqesin dokumentacionin deri më 15 prill 2025. Pas dorëzimit të aplikimeve, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë aplikimet në një mbledhje të dytë. Ky vendim i Këshillit Drejtues është shoqëruar edhe me miratimin e projektbuxhetit të RTSH për vitin 2025.