Me rikthimin në muzikë pas disa vitesh, Rihanna duket se gradualisht po i rikthehet edhe rrjeteve sociale.
Ylli i popit ka postuar gjithnjë e më shpesh në llogarinë e saj në Instagram , ndërsa mbrëmjen e së dielës ajo ka ndarë një foto të rrallë me djalin e saj.
Përpos këtyre imazheve fansat e këngëtares 35-vjecare janë fokusuar edhe tek mbishkrimi me humor që ka shqoëruar postimin.
“Djali im kur mësoi se vëllai i tij po shkon në Oscar pa të”, duke bërë shaka për fëmijën e dytë që do të sjellë në jetë pas disa muajsh.
Krahas fotove ajo ka postuar edhe një video, ku sërish luan djali i saj, duke parë në laptopin e tij shpalljen e nominimeve për çmimet Oscar të këtij viti.
Rihanna është nominuar në cmimet Oscar për këngën më të mirë origjinale për këngën “Lift Me Up”, të cilën fansat e kanë dëgjuar në filmin “Black Panther: Wakanda Forever”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet të dielën, më 12 mars.