Richard Grenell sulmon ashpër Albin Kurtin para zgjedhjeve: Qeveria e tij nuk është e besueshme as për Trump, as për Biden

I dërguari i Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka bërë një deklaratë të fortë kundër Albin Kurtit, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Grenell ka theksuar se qeveria e Kurtit nuk ka qenë e besueshme për administratën e Trump dhe as për atë të Biden, duke e akuzuar për veprime të njëanshme që destabilizojnë rajonin.

Ai ka kritikuar Kurtin për pretendimet e tij se është i afërt me SHBA-në, duke thënë se kjo është një retorikë e rreme. Sipas Grenell, kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, për shkak të politikat e Kurtit.

“Mos u mashtroni,” ka përfunduar Grenell, duke theksuar se qeveria e Kurtit ka qenë kundër ideve amerikane të ofruara nga liderët amerikanë të mëparshëm dhe të tanishëm.