Riaktivizohet vatra e zjarrit në malin e Shën Gjergjit, zjarrfikësit drejt Dukatit për lokalizimin e flakëve
Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në malin e Shën Gjergjit, në fshatin Dukat të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur mëngjesin e sotëm dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës civile janë njoftuar menjëherë dhe ndodhen në terren, me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve, për të mos lejuar përhapjen më tej të zjarrit.
Aktualisht nuk ka rrezik për banesat në zonë. Megjithatë, terreni i vështirë malor po e pengon ndërhyrjen me mjete të rënda, duke e bërë të nevojshme ndërhyrja nga toka.