“Rezultati i zgjedhjeve tregon dëshirën e shqiptarëve për BE-në” – Antonio Costa në konferencë me Ramën: Qëndrojmë së bashku në arenën ndërkombëtare
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, i pranishëm në Tiranë për një konferencë me kryeministrin Edi Rama, theksoi se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit dëshmon qartë përkushtimin dhe dëshirën e qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Costa nënvizoi se Shqipëria dhe BE-ja do të qëndrojnë të bashkuara në arenën ndërkombëtare, duke vënë theksin te dy sfidat kryesore për vendin: lufta kundër korrupsionit dhe përforcimi i sundimit të ligjit.
Costa: Falemidenrit për mikpritjen e ngrohtë. Dhe që është kënaqësi që përmbyll turin tim të 6 vendeve Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Zgjerimi me BP është një investim më i rëndësishëm që po bëjmë. Është momenti i duhur që ta arrijmë këtë proces. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimi duke qenë në rrugën e duhur drejt anëtarësimit, rezultatet e zgjedhjeve treguan dëshirën e qytetarëve shqiptarë për BE-në. Ju përgëzoj për fitoren mbresëlënëse. Anëtarësimi në BE është investimi ynë i përbashkët. Ju e dini se çfarë duhet bërë. Ajo që dëshirojnë të bëj t’ju inkurajoj ti mbani sytë drejt objektivit. Dy çështje janë kyçe: sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.