Rezultati i Përgjithshëm/ Numërohen mbi 38% e kutive, PS kryeson me mbi 270 mijë vota, PD-ASHM ndjek në vend të dytë
Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit ka përparuar në 2002 nga 5,225 kuti në shkallë vendi, ose mbi 38% të totalit. Sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 271,792 vota, që përbëjnë 52.45% të totalit të votave të numëruara deri tani.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 179,486 vota, ose 34.42% të totalit.
Partitë e tjera rezultojnë me përqindje më të ulëta:
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 17,278 vota (3.31%)
- Lëvizja Bashkë – 6,707 vota (1.29%)
Ndërkohë, KQZ ka bërë apel për qetësi dhe respektim të procesit, ndërsa partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet në qendrat e numërimit.