“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës por veç fitues

Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës dhe mbylljes zyrtare të procesit zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh falënderues në grupet e strukturave socialiste, duke falënderuar të gjithë kandidatët e mazhorancës.

Rama e cilëson këtë betejë politike si një eksperiencë të paharrueshme dhe falënderon të gjithë anëtarët e PS-së për angazhimin e tyre.

“Rezultati i përbashkët do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë, si një sukses krejt i veçantë. Duhet të jenë jo vetëm krenarë për pjesën e tyre të çmuar në fitoren e PS-së, por edhe të bindur se kontributi i tyre do të jetë i nevojshëm në rrugën e integrimit europian. Këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues! Jo për një festë të madhe, por për shijen e një gëzimi të merituar familjar”, shkruan Rama në mesazhin e tij.