Rezultatet zhgënjyese, Atletico Madrid merr vendimin për Diego Simeone
Diego Pablo Simeone do të përmbush kontratën që e mban të lidhur me Atletico Madrid deri në qershor 2024. Pavarësisht se kohët e fundit ka pasur shumë thashetheme rreth të ardhmes, trajneri argjentinas ka vendosur të qëndrojë në Madrid. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle.
Cholo do të vazhdojë të drejtojë në pankiën e “Los Colcheoneros” edhe për të paktën një sezon. Për të qëndruar te Atletico, ai madje ka hequr dorë edhe nga paga e tij e majme. Nga 20 milionë euro që merr në sezon, tani Simeone do përfitojë rreth 16.5 milionë euro.
Lëvizje që konfirmon përkushtimin e tij ndaj Atleticos në këto kohë të vështira financiare për klubin. Spanjollët u eliminuan nga Kupat e Europës shumë shpejt, teksa në garën për titull gjendet shumë larg. Që pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar, Atletico është skuadra e dytë me ecurinë më të mirë në Spanjë, pas kryesuesve të Barcelonës. Me konfirmimin e Simeone, ujërat duket se janë qetësuar tashmë.