Revoltë në Gjadër! Emigrantët tentojnë të shkatërrojnë kampin

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive.

Mësohet se disa prej tyre kanë tentuar të dëmtojnë dhomat ku po qëndrojnë dhe kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit.

Sipas burimeve personat të cilët kanë shfaqur sjellje agresive dhe te dhunshme jane futur ne pjesen e izolimit qe eshte pershtatur si burg.

Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill, por mësohet se që prej ditës së parë që kanë ardhur në kamp, grupi i emigrantëve nuk po shfaq sjellje të mirë. Në bazë të një dekreti të qeverisë Meloni,

Gjadri do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.