Revokimi i masës së sigurisë, shtyhet seanca gjyqësore për Berishën dhe Malltezin

Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi, ku do të shqyrtohej revokimi i masës së sigurisë.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 mars në orën 15:00.

Avokatet kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe në të njëjtën kohë depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka