Revokimi i masës së sigurisë, mbahet sot seanca për Berishën dhe Malltezin

Mbahet sot seanca gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Mësohet se avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë mbërritur sot në GJKKO.

Berisha dhe Malltezi akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.