Rëshqitje gurësh në aksin Kuç-Qeparo, rruga u bllokua për më shumë se një orë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo mbrëmjen e djeshme. Për shkak të lagështisë dhe shirave, një sasi gurësh ka rënë nga mali, duke bllokuar rrugën për më shumë se një orë.

Për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë së Himarës dhe zjarrfikësve, të cilët kanë punuar për largimin e gurëve dhe hapjen e rrugës.

Ndërkohë, një patrullë policie qëndron në gatishmëri në këtë segment, pasi reshjet e shiut vijojnë dhe ekziston mundësia e rrëshqitjeve të tjera.