Reshjet e dëborës, situatë problematike në Qafë Thanë

Situatë problematike në aksin rrugor të Qafë Thanës e cila është e mbuluar nga dëbora.

Pavarësisht punës së firmës kontraktore për hapjen e rrugës, situata vijon të jetë e rënduar pasi dëbora është duke fryrë me erë e kësisoj edhe radha e automjeteve është e gjatë.

Vlen të theksohet se temperaturat shënojnë – 2 gradë celsius ndërsa situata e rënduar vijon për më tepër se dy orë

Ende nuk është bërë kriposja e rrugës.