Reshjet e dëborës/ Rëndohet situata në juglindje të vendit

Vijon të jetë problematike situata në vend nga reshjet e dendura të dëborës. Më e rënduar situata paraqitet në zonat malore aty ku dhe trashësia e borës shkon nga 10 deri në 25 cm me probleme paraqiten akset rrugore të këtyre zonave përfshi edhe ato të fshatrave që lidhen me qendrat e njësive.

Akset nacionale Qafë Thanë-Kapshticë, Zëmbla- Goricë, Korçë-Leskovik, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë janë të kalueshme por autoritetet kërkojnë që të përdoren gomat e dimrit, ndërsa në zonat malore kërkohet përdorimi i zinxhirëve në zonat e thella të Devollit të Sipërm, Moglicës në Maliq, Gorës në Pogradec etj.

Probleme me energjinë elektrike në zonat e thella ku ka ndërprerje të herë pas hershme të saj por problemet nuk kanë munguar as në fshatrat e rrëzës.

32 mjete borëpastruese janë në terren për të mbajtur të hapura akset nacionale por edhe rrugët që lidhin zonat urbane me qendrat adiminstrative të Qarkut të Korçës.