Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit.
“Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, bën të ditur ARRSH.
Sipas ARRSH-së, në segmentin Klos-Peshkopi ka pasur reshje të dëborës shoqëruar me erë të fortë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në Rajonin Jugor në Qafë Thanë dhe në K/Podgorie-Liqenas në mëngjes kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar, rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
View this post on Instagram
View this post on Instagram