Reshjet e borës në vend/ Bllokohen lëvizjet në rrugën e Arbrit

DVP Tiranë

Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbërit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

#policianëshërbimintuaj

 

📌Policia Dibër/Njoftim
❄️🌨️❄️

Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të bien në zonat e qarkut Dibër dhe për këtë shkak disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, dhe konkretisht : aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë;
Peshkopi-Kuben-Kukës.

Firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

#policianëshërbimintuaj